Futsal Club Forca nga Kumanova, pjesë e garave të UEFA Champions League, ka shpërthyer bombën, teksa për vete ka bërë brazilianin Postigo de Almeida Ygor Ricardo, apo më shkurtimisht, Ygor Postigo, një lojtar me eksperiencë të madhe ndërkombëtare.
Postiga skuadrës kampione të vendit tonë i bashkohet nga kampionati i Çekisë, më saktësisht nga skuadra e Inter Kadan, te e cila skuadër kishte spikatur me aftësitë e tij teknike, vizionin në lojë dhe shpirtin garues.
Ai gjithashtu është edhe pjesë e kombëtares së Brazilit, aty ku në vendlindje kishte luajtur gjithashtu me skuadra të ndryshme.
Me një bagazh të pasur nga futsali europian, por edhe botëror, Postiga i bashkohet Futsal Club Forca, me të vetmin qëllim për të përforcuar edhe më shumë këtë skuadër, që në këtë mënyrë shton apetitet për diçka më shumë në sezonin e ri, sidomos në arenën ndërkombëtare, pasi në futsalin vendor, kjo skuadër dy vitet e fundit është e pa konkurrencë.