Struga Trim Lum ka prezantuar dy sulmues.
Pas talentit 18-vjeçar Altin Aliji, drejtuesit e skuadrës strugane pak çaste më parë kanë prezantuar edhe sulmuesin me përvojë të madhe, Djordje Ivkoviq.
Sulmuesi shtatëlartë (193cm) së fundmi ishte pjesë e skuadrës së njohur të Aktobe nga Kazakitani, ndërsa te skuadra e Struga Trim Lum vjen si agjent i lirë.
Ivkoviq nuk është një emër i panjohur për futbollin vendor, pasi i njëjti për një vit luajti me fanellën e AP Brera, para se të transferohej në futbollin kazak.
Ai në gjithsej 31 ndeshje në Ligën e Parë realizoi 17 gola, ndërsa pikërisht instikti që ka për golin, bëri që drejtuesit e skuadrës strugane në konsultime me trajnerin kryesor, Bledi Shkëmbi, të reagojmë shpejtë dhe të firmosin kontratë profesionale.
Djordje Ivkoviç me Struga Trim Lum ka firmosur kontratë një vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Ai te kjo skuadër do të veshë fanellën me numrin 9-të, që së fundmi ishte në pronësi të Besart Ibraimit.