Interi nuk e do më Asllanin

- Bota Sot

Interi nuk e do më Asllanin

E ardhmja e Kristjan Asllanit te Interi mbetet e pasigurt, teksa merkatoja e verës po hyn në fazën e saj vendimtare.

Pas refuzimit nga Real Betis dhe Sassuolo, një tjetër klub i Serie A ka bërë lëvizjen e radhës për mesfushorin shqiptar.

Bëhet fjalë për Torinon, që sipas raportimeve nga Italia ka kontaktuar së fundmi për të marrë informacione mbi situatën e lojtarit. Granatat po kërkojnë të përforcojnë repartin e mesfushës për t’i dhënë më shumë opsione trajnerit Baroni, dhe Asllani shihet si një profil i përshtatshëm për projektin e tyre.

23-vjeçari, i cili është pjesë e Interit prej verës së vitit 2022, ka pasur hapësira të kufizuara në formacionin e Simone Inzaghit, ndërsa me Chivun në stol, i është bërë e qartë që nuk është më pjesë e ideve të klubit.

Torino ende nuk ka bërë një ofertë zyrtare, por sinjalet nga “Olimpico Grande Torino” tregojnë se interesimi është serioz, ndërsa merkatoja mbyllet më 31 gusht.



Lexoni të gjitha në Bota Sot