Real Madrid u prish planet Villarealit dhe Barcelonaës!
Nëpërmjet një letre të bërë publike pak minuta më parë Real Madrid ka shprehur qëndrimin e vet sa i përket planeve që kishin dy klube të La Liga-s për të zhvilluar një ndeshje të kampionatit spanjoll në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Klubi madrilen njofton se nëse Villareal-Barcelona do të luhet në Majemi atëherë do të prisheshin rregullat e lojës.
Sipas madrilenëve të gjitha skuadrat e La Liga-s duhet që të luajnë nën të njëjtat kushte dhe se vetë kampionati spanjoll do të humbte integritetin nëse takimi do të mbahej në Majemi.