Shkëndija po luan në Baku ndaj Qarabag ndeshjen e kthimit për raundin e tretë eliminator të Champions League. Ndeshja e parë ka përfunduar 0-1 për azerbajxhanasit.
Pjesa e parë e takimit të sotëm është mbyllur 4:1 për vendasit, duke vulosur kualifikimin për në raundin tjetër. Kuqezinjtë e Tetovës e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur golin që në minutën e 10-të, një asist fantastik i Ibrahimit, konkretizohet në mënyrë perfekte nga Tamba.
Por, vendasit reaguan shumë shpejt duke përmbysur shifrat, fillimisht me dy gola për 2 minuta. Së pari autogol i pafat nga Klinsman Cake dhe më pas goli i Kady Borges pas 120 sekondash. Akhundzade në minutën e 33-të shënoi të tretin, në minutën e 35-të ishte Jankovic që shënoi golin e katërt nga pika e bardhë e penalltisë.
Në rast se Shkëndija do të elimonte Qarabag sot, do të përballej në play-off me fituesin e çiftit Ferencvaros-Ludogorets. Në rast eliminimi do të përballet në play-off për grupet e Europa League me humbësin e çiftit Ferencvaros-Ludogorets. Pjesëmarrja në grupet e Conference League është e sigurt.