Polakët tronditen Beogradin, 10 të arrestuar

- Bota Sot

Polakët tronditen Beogradin, 10 të arrestuar

Të paktën dhjetë tifozë të skuadrës polake Lech u arrestuan sot në qendër të Beogradit, në rrugën Knez Mihailova, vetëm pak orë para duelit mes klubit famëkeq Cërvena Zvezda dhe Lech në kuadër të rrethit të tretë të kualifikueseve në Champions League.

Polakët tronditën Beogradin me brohoritje dhe shkatërruan xhamat e dyqaneve në kryeqytetin serb.

Në trazira nuk morën pjesë vetëm tifozët e Lech-it, pasi në Beograd udhëtuan edhe anëtarë të grupeve "vëllazërore" nga Krakaw dhe LKS Łodz dhe iu bashkuan këtij marshimit në Beograd.

Rreth 1,000 tifozë polakë zbarkuan në Beograd. 

Raportohet se tifozët marshuan gjysmë të zhveshur nëpër qendër të qytetit, duke bërtitur herë pas here sllogane dhe duke ndezur pishtarë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot