Pjesa e parë fatale për Shkëndijen, eliminohet nga Champions League

- Bota Sot

Pjesa e parë fatale për Shkëndijen, eliminohet nga Champions League

Shkëndija e Tetovës eliminohet nga garat e Champions Leagues, por do të vazhdojë në play – off të Europa League në futboll.
Qarabag ka shënuar fitore me rezultat 5:1 ndaj kampionit të Maqedonisë së Veriut, Shkëndijes, në ndeshjen e rrethit të tretë të kualifikueseve të Champions League.

Shkëndija pësoi humbje edhe në Shkup me 1:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 6:1 eliminohet nga gara më prestigjioze.

Shkëndija e nisi për mrekulli duke avancuar me rezultat 0:1.

Besart Ibraimi pasoi një top të gjatë në drejtim të futbollistit Tamba i cili e ndali me gjoks dhe brenda 16-shit me një prekje e befasoi portierin vendas, 0:1 në minutën e 10-të.

Ky goli e bëri edhe më ofensive skuadrën e Qarabagut duke dominuar ndeshjen e krijuar raste të njëpasnjëshme si rrjedhojë e kësaj shënuan katër gola vetëm në pjesën e parë në stadiumin “Tofiq Bahramov” në Baku.

Për Qarabagun shënuan Cake (16 - autogol), Kady Borges (18), Akhundzade (33), Jankoviq (35- nga penalltia) e Leandro Andrade (59") dhe për Shkëndijen Tamba (10).

Qarabagu kualifikohet në play-off të Champions League.



Lexoni të gjitha në Bota Sot