Tani është zyrtare, Sebastiano Espozito është lojtar i ri i Kaljarit.
Klubi e njoftoi këtë me një video që përshkruan lëvizjet dhe kundërlëvizjet e tij, një referencë e qartë për luftën e ofertave me Parmën për të.
Kjo është deklarata e Interit: “FC Internazionale Milano njofton transferimin e Sebastiano Espozito te Kaljari.
Sulmuesi i lindur në vitin 2002 transferohet në formë huazimi me detyrim blerjeje .”
Lojtari ka nënshkruar një kontratë që e lidh atë me ngjyrat kuqezi deri më 30 qershor 2030.