Valmir Kakruki para ndeshjes me Rumaninë: Nuk ka dorëzim

- Bota Sot

Valmir Kakruki para ndeshjes me Rumaninë: Nuk ka dorëzim

Anëtari i kombëtares së Maqedonisë Veriut, shqiptari Valmir Kakruki, është një nga basketbollistët që pritet të ketë shumë punë në ndeshjen e nesërme (18.00) me Rumaninë në parakualifikimet për Kupën e Botës 2027.

Pas humbjes "të ngushtë" me rezultat 80:72 në Kumanovë, tani vjen dueli në fushën mysafire në Arenën "Oradea", ku do të zhvillojnë seancën e tyre të vetme stërvitore para ndeshjes së nëserme.

"Ishim shumë afër fitores në hapjen e këtyre parakualifikikuese. Ishim të barabartë me ekipin rumun, deri dy ose tre minuta para fundit. Në ato momente, fituesi u vendos.

E mbajmë mend mirë atë ndeshje, por po ecim para, ka një tjetër para nesh, kundër një rivali që e njohim shumë më mirë sesa në atë duel në Kumanovë" - thotë Kakruki, duke shtuar se kjo përzgjedhje po "fiton" përvojë.

"Mungesa e përvojës e bën të vetën. Le të bëhemi gjithnjë e më të mirë dhe nuk kam dyshim se rezultatet do të vijnë.

Maqedonia ndoshta nuk ka pasur kurrë një listë më të re në ekipin kombëtar të të rriturve.

Dhe kjo duhet të merret parasysh kur jepen disa vlerësime për cilësitë e ekipit kombëtar. Nuk ka dorëzim, kjo është ajo që mund të them.

Të gjithë ne këtu jemi si një. Mund të premtoj një luftë, për çdo top, për çdo pikë", tha Kakruki.



Lexoni të gjitha në Bota Sot