Beqiri: Në këtë nivel nuk duhet të lejojmë veten të pësojmë gola të tillë

- Bota Sot

Beqiri: Në këtë nivel nuk duhet të lejojmë veten të pësojmë gola të tillë

Trajneri i Shkendijës, Jeton Beqiri, nuk e fshehu zhgënjimin e tij pas humbjes së thellë me rezultat 5:1 dhe eliminimit nga Qarabag në rrethin e tretë të kualifikueseve të Champions League në futboll.

Beqiri tha se golat në pjesën e parë ishin vendimtarë, të cilët ai i quajti të papranueshëm, dhe se çdo gabim në ndeshje të tilla ndëshkohet.

"Sigurisht që prisnim më shumë sesa një humbje e tillë.

Po luajmë në nivelin më të lartë tani, e nisëm ndeshjen shumë mirë, ishim 0:1, dhe në këtë nivel nuk lejohet të pësosh gola të tillë.

Pas kësaj ishte gjithnjë e më e vështirë dhe e ndërlikuar, ramë shumë në aspektin psikologjik.

Nuk ka zhgënjim, duhet të jemi realistë, nëse diçka nuk është në rregull, e marr përgjegjësinë unë së pari si kreu i stafit të trajnerëve.

Le të shërbejë kjo ndeshje si mësim për të ardhmen, duhet të sakrifikojmë më shumë, të luftojmë, në këtë nivel nuk duhet ti lejojmë vetes gola kaq të lehtë dhe të përpiqemi të jemi më të mirë në ndeshjen tjetër që na vjen në Europa League, dhe të mobilizohemi në kampionatin vendas", tha Beqiri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot