Bayern fiton miqësoren në Zvicër

- Bota Sot

Bayern fiton miqësoren në Zvicër

Bayern Munih ka fituar 1:2 në Zurich në miqësoren ndaj Grasshopper. Vincent Kompany e nisi me këtë formacion titullar: Urbig, Boey, Dalpiaz, Kim, Guerreiro, Bischof, Santos Daiber, Karl, Chávez, Gnabry, Kusi-Asare.

Lennart Karl, vetëm 17 vjeç, zhbllokoi rezultatin me një gol fantastik në minutën e 20-të, pas një goditjeje plot klas dhe topi përfundoi në rrjetë. 

Pesë minuta më pas ishte talenti tjetër Kusi-Asare, 18 vjeç, i cili shënoi një gol shumë të bukur, pas asistit po aq të bukur të marrë nga Lennart Karl. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për bavarezët. 

Vendasit e nisin më mirë pjesën e dytë, duke ngushtuar shifrat me golin e Giandomenico në minutën e 52-të.

Në minutën e 60-të, Kompany bëri disa zëvendësime njëherëshi duke futur në fushë: Upamecano, Tah, Kimmich, Goretzka, Kane, Diaz, Olise, Laimer and Stanisic, por nuk sollën ndryshim të rezultatit, që mbeti deri në fund 1-2.



Lexoni të gjitha në Bota Sot