Katër skenarët e mundshëm të përfundimit të luftës në Ukrainë

- Bota Sot

Katër skenarët e mundshëm të përfundimit të luftës në Ukrainë

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu rus, Vladimir Putin pritet të takohen gjatë ditës së premte për të folur rreth përfundimit të luftës në Ukrainë, por mediat britanike tashmë kanë nisur të zbardhin disa skenarë se si mund të ndalet konflikti.

“The Times” ka paraqitur katër skenarë të mundshëm për përfundimin e konfliktit.

Skenari i parë, i favorizuar nga shumë vende evropiane, parashikon ngrirjen e luftës në vijat aktuale të frontit, që shtrihen për rreth 680 milje (1049 kilometra), pa asnjë ndryshim territorial.

Skenari i dytë i referohet “çmimit” që Rusia kërkon, ku Ukraina do të dorëzojë të gjithë rajonin e Donbasit – përfshirë Donetskun dhe Luhanskun – duke humbur pozicione kyçe strategjike.

Skenari i tretë parashikon koncesione më të mëdha nga Kievi, me dorëzimin e Luhanskut, Donetskut, Zaporizhzhias dhe Khersonit, përfshirë edhe zona që Rusia nuk i kontrollon plotësisht ende.

Skenari i katërt flet për një shkëmbim territoresh, ku Rusia do të marrë gjithë Donbasin, ndërsa Ukraina do të rikuperojë pjesë të Khersonit, megjithatë ky skenar shihet si i pamundur, pasi Khersoni është një zonë kyçe për lidhjen e Rusisë me Krimenë.

Këto opsione përbëjnë bazën e diskutimeve diplomatike dhe ushtarake që do të përcaktojnë fatin e rajonit dhe paqen në Evropë. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot