Kaos në Serbi – mbështetësit e Vuçiqit sulmuan njerëzit që protestonin

- Bota Sot

Kaos në Serbi – mbështetësit e Vuçiqit sulmuan njerëzit që protestonin

Përkrahësit e partisë së presidentit serb, Aleksanmdar Vuçiq, SNS-it, të cilët organizuan një kundër-tubim në Vrbas dhe në Baçka Palankë, sulmuan në mënyrë të sinkronizuar qytetarët e mbledhur në protestën e paralajmëruar më parë.

Në të dy qytetet, ndaj qytetarëve u hodhën njëkohësisht fishekzjarrë dhe mjete të tjera piroteknike, si dhe vezë e shishe, raporton nova.rs.

Në Vrbas, përkrahësit e Vuçiqit i sulmuan ashpër protestuesit me mjete piroteknike dhe të tjera.

Policia ndërhyri pasi ndodhi një përplasje fizike mes pjesëmarrësve të dy tubimeve, kur u thye bllokada.

Një student që ishte në protestë tha se ata u sulmuan nga njerëz të SNS-së dhe se kishin ardhur të “armatosur” me mjete piroteknike.

“Ne po protestonim në mënyrë paqësore, disa kolegë u goditën nga fishekzjarrët. Ata sollën një frigorifer plot me akull, shishe të ngrira”, thotë ky student.

Ndërkohë në Baçka Palankë, policia fillimisht nuk reagoi, por më pas edhe atje pati ndërhyrje nga policia.

Ndryshe, raportohet për të lënduar të shumtë, por pa viktima.



Lexoni të gjitha në Bota Sot