Holandezi Tijjani Reijnders mbërriti te Manchester City nga Milani këtë verë si një transferim i madh për 70 milionë euro kompensim.
Megjithatë, Reijnders u përball me një problem të papritur në një nga paraqitjet e tij të para me fanellën e “Citizens”, pasi mbiemri i tij ishte shkruar gabim në fanellë.
Sipër numrit 4, të cilin do ta veshë te Manchester City, shkruhej “Reijinders”, që nuk është mënyra se si shkruhet mbiemri i tij. Konkretisht, në fanellë kishte një shkronjë shtesë “I”, pasi mbiemri i holandezit me origjinë indoneziane shkruhet Reijnders.
Reijnders shkëlqeu me fanellën e kuqezinjve në sezonet e mëparshme, ku u zhvillua në një nga mesfushorët më të mirë në Evropë, dhe këtë verë u shpërblye me transferimin e jetës te Manchester City.
Reijnders është 27 vjeç dhe ka lindur në Zwolle, dhe ka luajtur për Milanin, AZ Alkmaar dhe RKC Waalwijk.