Manchester United është i interesuar për ta përforcuar repartin defensivë dhe Dayot Upamecano është emri i ri në listën e Ruben Amorim.
Francezi i Bayern Munich po shihet si një opsion serioz për “Djajtë e Kuq”.
Sipas mediave gjermane, drejtuesit e United po analizojnë mundësinë e transferimit të qendërmbrojtësit 26-vjeçar. Përforcimi i prapavijës mbetet një nga prioritetet kryesore të këtij afati kalimtar.
Skuadra e Amorim ka ende punë të papërfunduara në afatin kalimtar dhe po kërkon të zgjidhë dobësitë e shfaqura në sezonet e fundit.
Qendra e mbrojtjes është sektori ku pritet ndërhyrja më e madhe.
Raportimet e gazetarit gjerman Christian Falk tregojnë se Manchester United është duke përgatitur një ofertëpër të nënshkruar me Upamecanon, i cili është nën kontratë me Bayernin deri në qershor 2026.
Bavarezët mund të pranojnë shitjen këtë verë për të shmangur rrezikun e humbjes së tij si lojtar i lirë në të ardhmen. Kjo e bën transferimin një mundësi reale për të dyja palët.
Gjiganti gjerman është i gatshëm ta lejoj largimin e francezit nëse vije një ofertë prej 40 milionë euro, pasi për momentin nuk ka marrëveshje për rinovimin e kontratës.