Di Canio thumbon Seria A për transferimet e Modriçit dhe De Bruynes

- Bota Sot

Di Canio thumbon Seria A për transferimet e Modriçit dhe De Bruynes

Ish-mesfushori italian dhe aktualisht opinionist sportiv, Paolo Di Canio, ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport” ku ka analizuar garën për titull në sezonin e ri të Serie A dhe prurjet e fundit në kampionatin italian.

Sipas Di Canios, Napoli nis sezonin si skuadra më e fortë: “Nëse nuk ndryshon stafin teknik dhe përforcohesh me miratimin e trajnerit, siç ka bërë Napoli, atëherë forcohesh akoma më shumë. Të tjerët kanë ndryshuar trajnerin ose strukturën, ndaj për mua Napoli mbetet favorit për titull.”

Interi, sipas tij, mund të ndryshojë diçka në lojë falë entuziazmit të ri, ndërsa Milani – pa angazhime evropiane – do të ketë Allegrin pragmatist që do fokusohet te mbrojtja. Të dyja skuadrat, bashkë me Juventusin, renditen menjëherë pas Napolit, edhe pse “Zonja e Vjetër” mund të ngjitet më lart nëse bëhet shkëmbimi Vlahovic–Tonali. Atalanta, për Di Canion, është më larg, sidomos pas përfundimit të një epoke me Gasperinin.

Di Canio ka komentuar edhe transferimin e yjeve të mëdhenj në moshë si Kevin De Bruyne dhe Luka Modric në Serie A: “Jam i lumtur t’i shoh, por më vjen keq që askush në Evropë nuk i kërkoi, madje as ekipet e treta apo të katërta. Futbolli italian po sjell lojtarë në fund të karrierës. Dua ta them me humor: Serie A po duket si ‘varreza e elefantëve fisnikë’.”

Sezoni i ri pritet të nisë me një garë të fortë, por Di Canio është i bindur se Napoli ka avantazhin më të madh për të mbrojtur titullin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot