Interi zhvilloi mbrëmjen e së martës një miqësore tjetër për të parë gjendjen e ekipit para nisjes së Serisë A.
Kundër Monzës, Kristjan Asllani e nisi si titullar, në një sfidë që u vendos nga penalltitë.
Trajneri Cristian Chivu i besoi përsëri mesfushorit shqiptar çelësin e mesfushës.
Lojtari i Kombëtares sonë luajti 83 minuta.
Në pjesën e parë, ishte Ciurria ai i cili shënoi golin e avantazhit për Monzën, por një autogol i Birindellit vendosi baraspeshën.
Në fraksionin e dytë të lojës, Esposito shënoi pak minuta pas rifillimit të takimit dhe dukej se Interi po shkonte drejt fitores, por pikërisht në minutën e fundit Monza barazoi rezultatin.
Skuadrave iu deshën penalltitë për të caktuar fituesin e kësaj miqësoreje dhe aty zikaltërit ishin të pagabueshëm duke realizuar të 5 gjuajtjet.