Rreth dy mijë kroatë drejt Tiranës, kjo është arsyeja! Media kroate: Një ushtri tifozësh

- Bota Sot

Rreth dy mijë kroatë drejt Tiranës, kjo është arsyeja! Media kroate: Një ushtri tifozësh

Hajduku i Splitit ka udhëtuar për në Tiranë me një epërsi (2:1) minimale të ndeshjes së parë ndaj Dinamo Cityt  në kuadër të rrethit të tretë të Conference League në futboll.

“Nuk ka dyshim se një ushtri tifozësh do të udhëtojë për në Tiranë, e cila është 500 kilometra nga Spliti (deri në tetë orë udhëtim me makinë), dhe sipas disa vlerësimeve, deri në 2,000 kroatë priten në stadiumin “Air Albania”..

Biletat shiten nga 10 deri në 30 euro, që është kostoja e sektorit VIP, dhe tifozëve të Hajdukut u caktohen sektorët më të lirë, stadiumi ka një kapacitet prej 22,000 spektatorësh”, shkruan media kroate “Slobodna Dalmacija”.

Ndeshja pritet me padurim dhe luhet nesër në orën 20.45.



Lexoni të gjitha në Bota Sot