Policia e Kosovës parandalon dy raste kontrabande me mallra në Viti

- Bota Sot

Policia e Kosovës parandalon dy raste kontrabande me mallra në Viti

Policia e Kosovës ka parandaluar dy raste të ndara të kontrabandës në territorin e Republikës së Kosovës, përmes veprimeve të njësisë taskforcë nga DRPK-Lindje.

Në rastin e parë, në rrugën Pozhoran–Sllatinë–Viti, policia ndaloi një automjet të dyshuar që vinte nga RMV drejt Kosovës. Gjatë kontrollit, u gjetën mallra pa dokumentacion doganor:

3,000 copë produkt mishi të përpunuar (200 pako × 15 copë), prodhim i Serbisë

750 copë rrisk gjedhi (50 pako × 15 copë), prodhim i Serbisë

5,840 pako çokollata (110 pako × 8 copë × 18), prodhim i Serbisë

Në rastin e dytë, në rrugën Viti–Gerlicë, një tjetër automjet u ndalua dhe u gjetën sasi të konsiderueshme farash të bardha dhe të zeza, të ambalazhuara në thasë. Kontrolli i mëtejshëm në depoja e personit të dyshuar zbuloi mall shtesë pa dokumentacion të rregullt.

Sipas vlerësimeve të tregut, vlera totale e mallrave të sekuestruara në të dy rastet tejkalon 20,000 €, ndërsa shmangia e detyrimeve doganore kap mbi 5,000 €. Mallrat janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës për procedim të mëtejshëm.

Policia e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës, mbrojtjen e ekonomisë së vendit dhe ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot