Media kroate: Provokuan Kosovën në Novi Pazar! Çfarë ndodh nëse vijnë në Split...

- Bota Sot

Media kroate: Provokuan Kosovën në Novi Pazar! Çfarë ndodh nëse vijnë në Split...

Skuadra e famshme Hajduku i Splitit ka gjasa që të ndeshet me skuadrën polake Jagiellonia por gjithçka do të dihet sonte.

“Nuk ishin serbët që provokuan polakët në Novi Pazar, por polakët që provokuan boshnjakët në Serbi.

Ndoshta kjo fjali është paksa e vështirë për ju gjatë këtyre ditëve të nxehta të verës, ende po pyesni veten “çfarë lidhje ka kjo me ne, polakët, serbët, boshnjakët, Novi Pazarin...”!? 

Sepse po flasim për tifozët e Jagiellonias nga Białystok, një kundërshtar i mundshëm i Hajdukut në rrugën e tyre drejt Conference League”, shkruan media kroate ”Slobodna Dalmacija”.

“Thuhet se tifozët nga Białystoku janë paqësorë "nëse nuk i prek". Polakët, kanë një reputacion të keq, ata ndiqen nga reputacioni i "tifozëve huliganë dhe të egër".

Ishin tifozët e Jagiellonias ata që provokuan dhe shkaktuan trazira.

Para ndeshjes, ata brohoritëm nëpër qytet "Serbi, Serbi" dhe "Kosova është zemra e Serbisë", gjë që shkaktoi reagim nga popullsia lokale, kryesisht boshnjake, dhe shpërthyen trazirat. Ata u tërbuan veçanërisht nga brohoritjet e polakëve "kemi ardhur në një pjesë të Serbisë për të cilën serbët turpërohen".

E njëjta gjë ndodhi përsëri në stadium gjatë ndeshjes, të cilën, Jagiellonia e fitoi 2:1”, shkruan ndër të tjera media kroate.

Pse atëherë tifozët e Jagiellonisë në Novi Pazar brohoritën "Serbia, Serbia" dhe "Kosova është zemra e Serbisë"? Vetëm me qëllimin për të provokuar mikpritësit e tyre. Novi Pazar është një qytet në jugperëndim të Serbisë, rajoni i Sanxhakut, me shumicë, pothuajse 85 për qind, popullsi boshnjake/myslimane (vër. Jone 85 për qind shqiptare). Dhe si i tillë, është qendra kryesore e popullit boshnjak në Serbi. Prandaj edhe provokimet.

Ajo që është edhe më interesante në këtë histori është fakti se Sanxhaku gjithmonë ka marrë frymë me Hajdukun. Në ish-Jugosllavi, i gjithë ky rajon mbështeste Hajdukun, madje edhe grupi më i vjetër i tifozëve në Novi Pazar quhet “Sanxhaku Torcida”, i modeluar sipas atij nga Spliti.

"Ne e duam Hajdukun, ne e duam Splitin" - gjithmonë mund ta dëgjoje atje. Dhe si e adhuronin Shurjakun dhe Zhungulin, në kohën "kur Hajduku luante futboll botëror".

Novi Pazari ka qenë gjithmonë kryeqyteti i Hajdukut në Serbi. Kështu që Sanxhaklinjtë udhëtonin me autobus nga Serbia për çdo derbi të të bardhëve kundër klubeve të ish-kampionatit të madh, kundër Dinamos, Partizanit dhe Cërvena Zvezdës.

Dhe drejtuesit e Hajdukut në atë kohë kishin shumë mirëkuptim për tifozët nga Novi Pazari, duke respektuar përpjekjen e tyre për të udhëtuar deri në Split për çdo derbi. Dhe gjithmonë kishte bileta dhe vende të mira në stadium për Sanxhaklinjtë, më të mirët. Për “Torcida Sanxhakun”.

Sanxhaku tradicionalisht është besnik ndaj Hajdukut. Sanxhaklinjtë dëshirojnë një ndeshje miqësore me të bardhët, në Novi Pazar apo në Split, nuk ka rëndësi. Dhe e meritonin, dhe jo vetëm një. Një vend që merr frymë nga Hajduku. Plot me tifozë të flaktë të Hajdukut.

Tani ai u gjend nën sulmin e tifozëve polakë, të cilët brohorisnin “Kosova është zemra e Serbisë”. Vetëm me qëllimin për të “rritur presionin”. “Provokatorë të tmerrshëm”, do të thoshte dikush. Kështu që ata goditën me grushte. Tifozët e Novi Pazarit nuk shkuan në Poloni në udhëtim jashtë fushe.

Shpresojmë që asgjë e ngjashme të mos ndodhë përsëri nëse do të ketë ndeshje midis Hajdukut dhe Jagiellonias në Split dhe Bialystok”, - shkruan mes të tjera media kroate.



Lexoni të gjitha në Bota Sot