Maqedonia e Veriut me datë 4 shtator, brenda orarit zyrtarë të FIFA-s, do të zhvillojë një ndeshje kontrolluese me kombëtaren e Arabisë Saudite, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshja në fjalë do të luhet në stadiumin “Victoria” në Pragë, kryeqendrën e Republikës Çeke, me fillim në ora 17:00.
Do të jetë kjo ndeshja e tretë mes këtyre dy kombëtareve. Për herë të parë këto dy ekipe ishin takuar me datë 01 gusht të vitit 2001, kur në kryeqendrën arabe, Riad, kishin barazuar me shifrat 1:1.
Për herë të dytë këto kombëtare ishin takuar me 22 tetor të vitit 2022 në Abu Dhabi, kur Arabia Saudite shënonte fitore minimale 1:0. Në atë ndeshje, Maqedonia ishte përfaqësuar me futbollistë nga kampionati vendor.
Ndeshja kontrolluese ndaj Arabisë Saudite në Pragë do të jetë një provë e rëndësishme për ekipin përfaqësues të vendit, por njëkohësisht mundëi e mirë edhe për trajnerin Bllagoja Milevski, për të kontrolluar formën dhe idetë taktike para vazhdimit të eliminatoreve për Kampionatin Botëror të vitit 2026.
Kujtojmë, Maqedonia ndodhet në grupin “J” eliminatorë, aty ku vetëm tre ditë pas ndeshjes me Arabinë Saudite, me datë 7 shtator, në Shkup, në arenën “Todor Proeski” do të mirëpret Lihtenshtejnin në kuadër të xhiros së 5-të.
Pas 4 xhirove të para, Maqedonia kryeson renditjen ne 8 pikë, një më shumë se Uellsi i vendit të dytë.