Lecce i beson shqiptarit, mesfushori i kombëtares merr numrin 10

- Bota Sot

Lecce i beson shqiptarit, mesfushori i kombëtares merr numrin 10

Në prag të nisjes së sezonit të ri futbollistik, Medon Berisha ka marrë një lajm të shkëlqyer nga Lecce.

Klubi italian i ka besuar maksimalisht mesfushorit të kombëtares shqiptare.

Lecce ka njoftuar për numrat e ri që do të mbajnë mbi shpinë lojtarët. Medon Berisha është vendosur të jetë numri 10-të i skuadrës verdhekuqe, duke u konsideruar si kryesor në projektin e klubit italian.

Ndërsa Ylber Ramadani do të vazhdojë të mbajë të veshur fanellën me numrin 20. Të dy mesfushorët e kombëtares shqiptare do të marrin “për dore” Leccen në sezonin e ri..



Lexoni të gjitha në Bota Sot