Kur mbeten më pak se dy javë para startit të kampionatit, ethet e futbollit në Itali janë në kulm.
Shifrat e abonimeve tregojnë një entuziazëm të madh, mes shitjeve rekord dhe sektorëve të mbushur plot.
Pavarësisht zhgënjimit të madh në fundin e sezonit të kaluarnga ëndrra e tripletës te humbja e rëndë në Mynih dhe asnjë trofe, tifozët e Interit nuk kanë hezituar të rinovojnë abonimet: 40 mijë janë shitur tashmë, me edhe rreth 1.300 vende ende në dispozicion.
Roma, e ndezur nga ardhja e Gian Piero Gasperinit në stol, ka arritur gjithashtu kuotën e 40 mijë abonimeve dhe ka mbyllur shitjet me “sold out”.
Në vend të tretë qëndron Milani, që pas një sezoni të dobët ka grumbulluar 32 mijë abonime, duke bindur tifozët për projektin e ri të Massimiliano Allegrit dhe magjinë e Luka Modric.
Genoa regjistron një tjetër rekord historik me 28.101 abonime, i treti radhazi, ndërsa Napoli ka shitur të gjitha 24 mijë vendet e abonuesve. Juventus mbetet më poshtë me 19.200 abonime të shitura.
Klasifikimi i abonimeve në Serie A 2024/25:
Inter – 40.000
Roma – 40.000 (sold out)
Milan – 32.000 (sold out)
Genoa – 28.101 (sold out, rekord)
Lazio – 27.700
Napoli – 24.000 (sold out)
Bologna – 21.000
Lecce – 19.409
Juventus – 19.200
Atalanta – 15.300 (sold out)
Cagliari – 13.100
Fiorentina – 12.100
Verona – 12.000
Parma – 11.257
Udinese – 9.939
Cremonese – 7.353 (rekord)
Como – 6.800 (sold out)
Torino – 5.000
Pisa – 4.000
Sassuolo – 2.500