Trajneri i Rubin Kazan, Rakhimov: Fiorentina është interesuar për Dakun

- Bota Sot

Trajneri i Rubin Kazan, Rakhimov: Fiorentina është interesuar për Dakun

Trajneri i Rubin Kazan, Rashid Rakhimov, foli pas ndeshjes rreth humbjes 3:0 ndaj Zenit St. Petersburg.

Gjatë intervistës së tij, trajneri rus bëri gjithashtu një koment në lidhje me transferimet që përfshinte Fiorentinën, një nga ekipet që thuhet se është e interesuar për sulmuesin 27-vjeçar të Rubin, Mirlind Daku.

Rakhimov foli në lidhje me një transferim të mundshëm të sulmuesit shqiptar, Mirlind Daku në kampionatin italian te Fiorentina:

 “Nga ajo që kuptoj, Fiorentina po kërkon ta shesë Kean.

Dhe po, ata janë të interesuar për Dakun”, konfirmoi trajneri i Rubin Kazan.

Daku ka shënuar tashmë 4 gola në 4 ndeshjet e para të divizionit të parë në Rusi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot