Të premten nis sezoni i ri futbollistik në kampionatin spanjoll.
Në prag të fillimit të sezonit, La Liga ka marr një vendim, i cili nuk i përshtatet shumë gjyqtare.
Federata nuk do të përdor praktiken e viteve të kaluara, ku gjyqtarët ishin caktuar një javë më herët dhe e dinin në cilën ndeshje do të ndanin drejtësinë.
La Liga ka vendosur që gjyqtarët do të shpallen vetëm 1 ditë para ndeshjes.
Kjo duket se është një masë e re për të larguar paksa barrën e gjyqtarëve, pasi sezonin e kaluar ka pasur kritika të shumta në drejtim të tyre, për favorizime të caktuara.