Romero emërohet kapiten i ri i Tottenham

- Bota Sot

Romero emërohet kapiten i ri i Tottenham

Cristian Romero është zyrtarizuar si kapiten i ri i Tottenham Hotspur nga trajneri Thomas Frank, pas largimit të Son Heung-min drejt LAFC.

Lajmi është konfirmuar para ndeshjes së Superkupës së UEFA-s kundër Paris Saint-Germain, që do të luhet të mërkurën në Udine.

Romero, i njohur si “Cuti”, ishte zëvendëskapiten i klubit që nga gushti 2023 dhe tani merr shiritin e kapitenit në mënyrë të përhershme.

Trajneri Frank ka thënë se qendërmbrojtësi argjentinas i ka të gjitha cilësitë për ta udhëhequr skuadrën, duke theksuar se ai është shembull brenda dhe jashtë fushës.

Njëzet e shtatë vjeçari i ishte bashkuar Tottenham në verën e vitit 2021 nga Atalanta, pasi ishte shpallur Mbrojtësi më i mirë i Serie A për sezonin 2020/21.

Që atëherë, ai ka zhvilluar 100 ndeshje me “Spurs”, duke qenë pjesë kyçe e suksesit në Europa League sezonin e kaluar, së bashku me partnerin në mbrojtje Micky van de Ven.



Lexoni të gjitha në Bota Sot