Neser me fillim nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta zhvillojë ndeshjen kthyese ndaj Steauas së Bukureshtit, e vilefshme në rundin e tretë të Europa League.
Sot me fiillim nga ora 18:00, futbollistët e skuadrës rumune do ta zhvillojnë seancën e parë stërvitore.
E për ta parë gjendjen nga afër, stadiumin e kanë vizituar edhe disa gazetarë.
Siç shkruan gazeta rumune GSO.ro, ata janë ndarë tejet të kënaqur.
Sipas kësaj gazete, “Fadil Vokrri” përshkruhet si stadium i pastër dhe i gatshëm për ndeshjen e nesërme.
Përparësi konsiderohet edhe largësia e tifozëve nga fusha, pasi stadiumi është olimpik – stil i vjetër.
Ndeshja e parë mes “Intelektualëve” dhe skuadrës rumune, kishte përfunduar me rezultat 3:2 në favor të Steauas.