Tifozët bardhezinj detyrojnë klubin të mbyllë miqësoren që në minutën e 52-të

- Bota Sot

Tifozët bardhezinj detyrojnë klubin të mbyllë miqësoren që në minutën e 52-të

Ndeshja tradicionale mes ekipit të Juventusit dhe skuadrës B të tij, e luajtur në “Allianz Stadium”, është mbyllur në mënyrën më të pazakontë, që në minutën e 52-të të saj.

Skuadra e parë dominoi ashtu siç pritej lojën dhe shënoi dy gola në pjesën e parë, si për ironi të fatit me Duglas Luiz dhe Dushan Vlahoviç, dy të padëshiruarit në skuadër të cilëve Juventusi nuk po u gjen një sistemim.

Për serbin, rënduan edhe vërshëllimat nga tribunat që erdhën nga mbështetësit e skuadrës, të cilët tashmë nuk e shohin më si një lojtar të denjë për ekipin e tyre.

Por në pjesën e dytë, ndërsa pritej që dominimi Juventusit të vazhdonte, tifozët “morën kontrollin”.

Një pushtim masiv fushe me tifozët që kërcyen në terrenin  lojës, bëri të pamundur zhvillimin normal të sfidës e cila kësisoj u mbyll që në minutën e 52-të.



Lexoni të gjitha në Bota Sot