Serbët sulmojnë në Beograd tifozët polakë, të cilët u dënuan për provokimin ndaj Kosovës

- Bota Sot

Serbët sulmojnë në Beograd tifozët polakë, të cilët u dënuan për provokimin ndaj Kosovës

Rreth 150-200 tifozë famëkeq “Delije” (mbështetës të Cërvena Zvezdës) kanë sulmuar me mjete të forta një pjesë të autokolonës së tifozëve të Lech Poznan.

Kjo ndodhi teksa këta të fundit po largoheshin nga Beogradi pas përfundimit të ndeshjes.

Po ashtu, ky incident zuri vend edhe në mediat serbe, që theksojnë se sulmi ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit.

Sulmi thuhet se ka ndodhur pas ndeshjes kualifikuese në garat evropiane, ndërsa pamjet tregojnë përplasje të dhunshme me mjete të forta, tifozët e maskuar.

Ndërkohë, UEFA ka gjobitur Lech Poznan me 10 mijë euro për shfaqjen e një baneri skandaloz me mbishkrimin “Kosova është Serbi” gjatë ndeshjes së parë kundër Crvena Zvezdës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot