Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet këtë të enjte (14 gusht) në Londër me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer.
Downing Street ka dhënë pak detaje rreth asaj që dyshja do të diskutojë në bisedimet e tyre, ndërsa takimi vjen vetëm një ditë para se presidenti amerikan Donald Trump të takohet ballë për ballë me homologun rus Vladimir Putinin në Alaska për të diskutuar mundësitë e një armëpushimi në Ukrainë.
Zelensky, Starmer dhe udhëheqësit evropianë zhvilluan mbrëmjen e djeshme një telefonatë me presidentin amerikan, në të cilën ranë dakord që asnjë vendim nuk duhet të merret për Ukrainën pa Ukrainën dhe se hapi i parë duhet të jetë presioni për një armëpushim me Kievin.
Trump u tha liderëve europianë se nuk do të diskutonte ndarjet e tokave me Putinin, ndërsa shtoi se shpreson për një samit Zelensky-Putin.