Legjenda e futbollit anglez, Jamie Carragher ka folur sërish fjalë negative për Kampionin e Botës për Klube, Chelsean.
Carragher ka parashikuar sezonin e Bluve të Londrës, veçanërisht në UEFA Champions League.
Ish-mbrojtësi i Liverpoolit mendon se ekipi i Enzo Marescas nuk do t’i kalojë as grupet në Ligën e Kampionëve.
“Një vlerësim i ashpër për Chelsean. Unë mendoj se Chelsea nuk kualifikohet nga faza e grupeve në Ligën e Kampionëve”, ishin fjalët e Carragherit
Carragher kohëve të fundit po komenton shumë mbi situatën e Chelseat. Ai fillimisht kishte kritikuar Cole Palmerin për transferimin te “blutë” më pas u “ngul” në parashikimin e tij për Kupën e Botës për Klube.