Me fillimin e kampionatit, Interi përballet me pasojat e një merkatoje të shpejtë dhe të vrullshme: problemet në repartin e mbrojtjes.
Sulmi duket tashmë i kompletuar, por prapavija mbetet prioritet, sidomos pas ndeshjeve miqësore që kanë ngritur disa pikëpyetje.
Barazimi 2-2 me Monzën (dhe fitorja më pas me penallti) si dhe dy golat e pësuar nga një skuadër e Serisë B kanë zbuluar mangësi që trajneri Chivu dhe drejtuesit zikaltër nuk mund t’i injorojnë.
Interi ka humbur tashmë disa mundësi në merkato: mbrojtësi Leoni ka zgjedhur Liverpoolin, ndërsa De Ëinter ka pranuar ofertën e Milanit. Këto zhvillime jashtë planit, në një treg transferimesh kaq të kufizuar, e detyrojnë Marottën dhe Ausilion të lëvizin shpejt.
Me më pak se dy javë deri në fund të merkatos, në listë mbeten disa emra të rëndësishëm. Në krye të saj, sipas “Corriere dello Sport”, është Trevoh Chalobah i Chelseat, kandidati kryesor për të forcuar mbrojtjen e Interit. Ndërkohë, edhe Marc Guehi i Crystal Palace, është një opsion për Interin.