Ceferin kritikon Italinë

- Bota Sot

Ceferin kritikon Italinë

Në përfundim të ndeshjes së Superkupës Evropiane të zhvilluar në Udine, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka folur për ecurinë e futbollit italian, duke dhënë një vlerësim pozitiv për nivelin e kampionatit, por edhe një kritikë të ashpër për infrastrukturën.

“Pavarësisht disa rezultateve jo të kënaqshme të kombëtares italiane, mendoj se si lëvizje është në rritje dhe se Gabriele Gravina po bën një punë të shkëlqyer.

Kampionati është gjithnjë e më interesant: nga pesë ligat kryesore, turneu im i preferuar është ai italian”, u shpreh Ceferin.

Megjithatë, kreu i futbollit evropian nuk i kurseu fjalët për gjendjen e stadiumeve në vend: “Për të thënë të vërtetën, nuk e teproj kur them se infrastruktura juaj është e tmerrshme. Ka nevojë për ndërhyrje, si nga qeveria, ashtu edhe nga bashkitë”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot