Klubi anglez i del në mbrojtje

- Bota Sot

Klubi anglez i del në mbrojtje

PSG-ja triumfoi në Superkupën e Europës përballë Totenhemit me penallti. 

 Dy lojtarë të ekipit anglez si Miki Van de Ven dhe Matis Tel gabuan nga 11-metrat, dhe ky i fundit është sulmuar rëndë në rrjetet sociale nga tifozë të futbollit.

Vetë klubi i Totenhemit ka dalë me një deklaratë në rrjetet sociale ku i del në mbrojtje futbollistit dhe iu kundërpërgjigjen racistëve.

NJOFTIMI

Jemi të neveritur për abuzimin racor që Mathys Tel ka marrë në rrjetet sociale pas disfatës së mbrëmshme të Superkupës në UEFA.

Mathys tregoi trimëri dhe guxim për të dalë përpara dhe për të marrë një penallti, megjithatë ata që e abuzojnë nuk janë gjë tjetër veçse frikacakë – fshihen pas emrave dhe profileve anonime për të nxjerrë pikëpamjet e tyre të neveritshme.

Ne do të punojmë me autoritetet dhe platformat e mediave sociale për të ndërmarrë veprimin më të fortë të mundshëm kundër çdo individi që kemi mundësi të identifikojmë.

Ne jemi me ty, Mathys.



Lexoni të gjitha në Bota Sot