Te Butrinti nuk ndalin “vrullin” dhe vazhdojnë me përgatitjet për sezonin e ri.
Skuadra stërvitet intensivisht në mënyrë që të jetë sa më shpejt gati për sfidën e parë në kampionat.
Në seancat stërvitore nuk mungojnë edhe surprizat dhe vizitat nga njërëz të tjerë.
Ndërkohë gjithashtu atmosfera në ekip është mjaft pozitive.
“Vazhdojnë përgatitjet për sezonin e ri!
Në stërvitjen e sotme ishte i pranishëm edhe profesori Edi Zalla, duke dhënë mbështetjen dhe përvojën e tij për skuadrën tone”, shkruan klubi.
Kujtojmë se në prag të startit të sezonit të ri, sarandiotët do të zhvillojnë edhe ndeshje miqësore. Kështu do të sfidojnë Luftëtarin ditën e nesërme në orqën 17:00.