Kolgeci nënshkruan me skuadrën e njohur

- Bota Sot

Kolgeci nënshkruan me skuadrën e njohur

Portierja e Kombëtares së Kosovës, Florentina Kolgeci e njohur si “Tina” është bërë me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës.

Kolgeci ka firmosur me klubin nga Superliga e Turqisë, Amed SK.

Ajo sot është prezantuar te skuadra turke dhe tashmë kjo ligë e çikave po “pushtohet” nga lojtaret shqiptare.

“Tina” sezonin e kaluar ishte pjesë e klubit shqiptar, KF Gramshi. Kurse më parë ka qenë pjesë edhe e skuadrave në Kosovë, si: Hajvalia dhe Mitrovica.



Lexoni të gjitha në Bota Sot