Çudi, “Torcida” po shkon drejt Shqipërisë, nënkryetari i Kuvendit të Podgoricës mendoi se ishin zjarrfikës!?

- Bota Sot

Çudi, “Torcida” po shkon drejt Shqipërisë, nënkryetari i Kuvendit të Podgoricës mendoi se ishin zjarrfikës!?

Konvoji i kamionëve dhe autobusëve që u nis nga Nikshiqi drejt Podgoricës nuk është ndihmë nga Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina, siç ka shkruar në rrjetin social - facebook nënkryetari i Kuvendit të kryeqytetit të Malit të Zi, Dragutin Vuçiniq, raporton media malazeze “CDM”.

Vuçiniq shkroi se sapo kishte marrë informacion se një konvoj i madh autobusësh dhe kamionësh i shoqëruar nga policia po nisej nga Nikshiqi dhe Danillovgradi drejt Podgoricës.

“Mbi 20 autobusë me zjarrfikës - sipas një vlerësimi të lirë, 500 prej tyre nga Bosnja e Hercegovina dhe Kroacia, së bashku me një duzinë kamionësh“, - shkroi ai.

Megjithatë, Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit i Kryeqytetit të Malit të Zi nuk ka informacion se është dërguar një ndihmë e tillë, sepse vendet nga të cilat dyshohet se vjen konvoji po përballen gjithashtu me zjarre të mëdha, kështu që nuk është e mundur të dërgohet një numër kaq i madh zjarrfikësish - raporton “CDM”.

Në komentet poshtë postimit në Facebook-un e Vuçiniqit, arriti shpejt një sqarim, bëhet fjalë për Torcidën e Hajdukut.

“Ja çfarë do të shkojnë në Shqipëri - tifozët e Hajdukut nga Spliti”, - është një koment.

“Mendova se siç më përshkruanin se ishin zjarrfikës – komentoi vetë Vuçiniq.

“Sipas informacioneve tona, 18 autobusë me tifozë të Hajdukut po shkonin në atë drejtim për në Tiranë, ku sonte Hajduku do të luajë ndeshjen e dytë të raundit të 3-të të kualifikueseve të Conference League kundër Dinamo Cityt”, shkruan “Slobodna Dalmacija”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot