Arrin marrëveshje me yllin e Aston Villas

- Bota Sot

Arrin marrëveshje me yllin e Aston Villas

Skuadra e Newcastle Unitedit ka arritur marrëveshje me futbollistin e Aston Villas, Jacob Ramsey.

Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se klubi do t’i paguajë rreth 40 milionë funta Aston Villas për lojtarin Ramsey.

Ramsey pati super paraqitje në sezonin e kaluar.

Kujtojmë që nga Newcastle sulmuesi Aleksandr Isak është shumë pranë largimit dhe ndoshta ky klub tashmë po i shpenzon të ardhurat që pritet të vijnë nga lojtari suedez.



Lexoni të gjitha në Bota Sot