Humbja 2:1 në ndeshjen e parë e bën të vështirë, por jo të pamundur misionin e Dinamo City për një vend në play off e Conference League.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të zbresë në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania” për sfidën e kthimit në raundin e tretë kundër Hajdukut të Splitit.
Një rival i fortë për blutë e kryeqytetit, që kanë kundër edhe parashikimet.
Gjithsesi, goli I shënuar në transfertën kroate një javë më parë dhe që në I dha epërsinë e përkoshme në ndeshjen e parë, mban gjallë shpresat.
Përballë Adrion Pajazitit dhe shokëve të tij, dinamovitëve iu nevojitet një fitore me dy gola diferencë për të vazhduar aventurën europiane.
Një objektiv i vështirë, në sfidën që në konferencën zyrtare për mediat, trajneri Ilir Daja e ka cilësuar si më të fortë se ajo në transfertën kroate.
Tekniku i bluve nuk zbuloi asgjë nga stradegjia e zgjedhur prej tij për ndeshjen në “Air Albania” kundër Hajduk, por nënvizoi problemet fizike për 2-3 prej lojtarëve të tij.
Të gjitha këto janë parashikime. E sigurtë është që Dinamo City i duhet një ndeshje e madhe për të provuar një përmbysje historike.