Si do të shndërrohet zona te stadiumi “Niko Dovana” në Durrës?

- Bota Sot

Si do të shndërrohet zona te stadiumi “Niko Dovana” në Durrës?

Ky është projekti i bujshëm fitues i Stadiumit “Niko Dovana” të Durrësit i cili do të ndryshojë tërësisht zonën e stadiumit.

Korporata Shqiptare e Investimeve (që do të zbatojë projektin) dhe kryebashkiakja Emiriana Sako kanë ndarë videon e projektit i cili shihet se nuk është vetëm për stadiumin, por për të gjithë zonën përreth.

Si shihet dhe nga video, projekti përfshin pallatin e ri të sportit, pishina gjigande mbi objekt si dhe qendra komunitare.

“Stadiumi i ri ‘Niko Dovana’ në Durrës, së bashku me Pallatin e ri të Sportit, pishinën e re dhe qendrën komunitare, të gjitha të projektuara nga studiot e arkitekturës të njohura ndërkombëtarisht 51N4E & Plan Común, transformojnë pronat e pazhvilluara publike në hapësira sportive moderne, funksionale dhe të hapur për komunitetin”, - shkruhet në postim.

Pronat e dedikuara për këtë projekt arrijnë një sipërfaqe totale prej 76,161.75 m2, të përbëra nga terrene sportive me sipërfaqe 34,879.27 m2, sheshe 23,700.98 m2, truall 8,128.26 m2, rruge 4,330.03 m2 dhe trotuare 5,123.21 m2”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot