Zelensky: Kemi siguruar armë amerikane me vlerë 1.5 miliardë dollarë

- Bota Sot

Zelensky: Kemi siguruar armë amerikane me vlerë 1.5 miliardë dollarë

Ukraina ka siguruar armë amerikane me vlerë 1.5 miliardë dollarë të blera nga aleatët evropianë, shkroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në rrjetin social X.

Udhëheqësi ukrainas tha se Lista e Kërkesave të Përparësuara të NATO-s për Ukrainën, e cila u lejon aleatëve të blejnë armë të prodhuara në SHBA për Ukrainën, "po sjell tashmë rezultate të prekshme", raporton KosovaPress.

“Që nga sot, ne tashmë kemi 1.5 miliardë dollarë të premtuar. Përmes iniciativës së Listës së Kërkesave të Përparësuara të NATO-s për Ukrainën, anëtarët e NATO-s mund të bashkëpunojnë për të blerë armë të prodhuara në SHBA për Ukrainën”, shkroi ai.

Zelensky sot ka qëndruar për vizitë në Londër, ku është takuar me kryeministrin britanik Keir Starmer, me të cilin ka biseduar mbi luftën në Ukrainë - përpara një samiti midis Donald Trump dhe Vladimir Putin në Alaska të premten.

Zelensky dhe Starmer nuk iu përgjigjën pyetjeve të medias. Negociatat midis Trump dhe Putin nesër mund të kenë një ndikim të madh në Ukrainë dhe Evropë. As Starmer dhe as Zelensky nuk do të jenë rreth tryezës



Lexoni të gjitha në Bota Sot