Mesfushori i Totenhemit, Zhoao Palhinja, foli në zonën e përzier pas humbjes me penallti ndaj PSG-së në Superkupën e UEFA-s të luajtur në Udine.
“Luajtëm një ndeshje vërtet të mirë, meritonim shumë më tepër. Është vërtet e trishtueshme të përfundojmë ndeshjen me këtë rezultat, por ky është futbolli. Bëmë atë që duhej të bënim. E njoh potencialin e kësaj skuadre dhe e di që mund të arrijmë gjëra të mëdha së bashku.”
Për sezonin e rigjallërimit të Spurs: “Ky është fillimi i një udhëtimi së bashku, edhe për mua. E përsëris, mendoj se mund të arrijmë rezultate të shkëlqyera. Totenhem është një klub i shkëlqyer, ata e kanë provuar këtë në të kaluarën dhe do ta provojnë përsëri në të ardhmen.”
Për rikthimin në Premier Ligë: “Jam shumë i lumtur, kam kaluar një kohë të mrekullueshme te Fulhem.
Më ka munguar Premier igadhe jam krenar që jam rikthyer. Ky është një ekip i nivelit të lartë dhe ka shumë lojtarë të nivelit të lartë pranë meje".