Një video e shpërndarë në kanale të ndryshme të Telegramit, shfaqet momenti kur droni ukrainas përplaset direkt me një ndërtesë në Rostov-on-Don, ku sipas autoriteteve lokale kanë humbur jetën 13 persona.
Droni mund të shihet duke fluturuar ngadalë mbi ndërtesë në jug të qytetit rus, para se të përplasej dhe të krijonte një shpërthim të fuqishëm.
Guvernatori rajonal Yury Slyusar, tha se disa ndërtesa janë shkatërruar në sulmin me dron, kurse ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se mbrojtja ajrore ka arritur të shkatërrojë tetë dronë ukrainas.
Rusia dhe Ukraina vazhdojnë të sulmojnë njëra-tjetrën para takimit në Alaska mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin, ku dyshja pritet të diskutojnë për mundësinë e një paqeje të arritur.
Në anën tjetër, Ukraina dhe aleatët e saj evropianë po shpresojnë që Trump të dalë nga takimi me lajmin se Rusia është pajtuar për arritjes e një armëpushimi.