Situata rreth të ardhmes së Lumbardh Dellovës te CSKA Sofja ka marrë një kthesë të re, pasi mbrojtësi mungoi në stërvitjen e djeshme, por sot është rikthyer me ekipin.
Përfaqësuesi i tij, Rrezart Kashtanjeva, ka konfirmuar se pas bisedimeve me udhëheqjen e klubit, është arritur marrëveshje që Dellova t’i bashkohet sërish seancave stërvitore dhe të jetë në dispozicion të trajnerit Dusan Kerkez.
“Po, ka pasur një ndryshim nga ajo që komentova më herët. Lumbardhi mungoi në stërvitje, por pas bisedimeve me klubin ramë dakord që ai të marrë pjesë në aktivitete dhe ndeshje”.
“Megjithatë, negociatat me ekipin saudit Al Najma vazhdojnë. Arabët mbeten shumë këmbëngulës në dëshirën e tyre për ta transferuar atë”.
“Ai do të stërvitet me ekipin dhe do të jetë gati për ndeshjen e ardhshme, përveç nëse ka ndonjë zhvillim në transferim,” ka deklaruar Kastanjeva për “Blits"..