Klubi i futbollit Ferizaj është gati për të startuar në edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës.
Presidenti i këtij klubit, Lulzim Abazi, ka bërë thirrje që të mbështetet klubi.
Sipas tij, sporti i qytetit po mbetet pa ndihmë.
“Thirrje për Bankat dhe Bizneset e Mëdha në Ferizaj.
Mbështetni Sportin!
Ferizaj Meriton Mbështetje!
Bankat fitojnë miliona në qytetin tonë, por sponsorizojnë vetëm futbollin e Prishtinës dhe Gjilanit, hiç Bankën Ekonomike e cila mundohet të kontriboj në sponsorizim.
Sporti i qytetit po mbetet pa ndihmë.
Bizneset e mëdha të Ferizajt është koha të kërkoni që bankat të investojnë tek klubet tona!
Ferizaj nuk është vetëm treg fitimi, është komuniteti ynë!”, ka shkruar Abazi në profilin e tij në facebook.