Gigi Becali gjen qetësinë në Republikën e Kosovës, Dritës i kushtojnë 18 minutat e para!

- Bota Sot

Gigi Becali gjen qetësinë në Republikën e Kosovës, Dritës i kushtojnë 18 minutat e para!

Drita e Gjilanit është eliminuar nga garat e Europa League.

Steaua ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj kampionit të Kosovës, Dritës, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

18 minutat e parë ishin fatale për Dritën ku pësuan dy gola të shpejtë.

Dy gola që përcaktuan edhe rrjedhën e kësaj sfide.

Cisotti në minutën e 1-rë e dhe Miculescu në atë të 18-tën, shënuan për epërsinë 0:2.

Veton Tusha ngushtoi rezultatin në 1:2 në minutën e 52-të me golin e Veton Tushës. 

Në minutën e 68-të Drita mbetet pa një lojtar, Rron Broja u përjashtua me karton të kuq, ku ishte kapital i madh për skuadrën rumune. 

Kampioni i Rumanisë thelloi fitoren në 1:3. 

Politic në minutën e 85-të i dha fund çdo shprese të Dritës.

Drita edhe takimin e parë e ka humbur me 3:2 në Bukuresht dhe me rezultat të përgjithshëm 6:3 është eliminuar nga garat e Europa League.

Drita vazhdon rrugëtimin në play-off të Conference League dhe Steaua në Europa Leaue.

Presidenti i skuadrës rumune, Gigi Becali, megjithatë e gjen qetësinë dhe lumtuninë me fitore në kryeqytetin e Republikës së Kosovës.

Të paktën për një kohë Becali do të jetë i qetë dhe do të merr frymë lirshëm pas tronditjes që i kishte shkaktuar Shkëndija e Tetovës në Champions League.



Lexoni të gjitha në Bota Sot