Drita ka mësuar kundërshtarin e play-off-it për Conference League, pas eliminimit nga Liga e Europës.
Kampionët e Kosovës, te drejtuar nga trajneri Ramadani, do të kenë përballë një rival tashmë i njohur.
Bëhet fjalë për kampionët e Luksemburgu, FC Diferdanzh 03, me të cilin u ndesh edhe në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Drita arriti të triumfojë në të dyja ndeshjet, fillimisht në Prishtinë me rezultat 1-0, pastaj edhe në transfert me rezultat 3-2.
Diferdanzh 03, edhe pse kishte humbur ndeshjen e parë ndaj Levadia Tallnn me rezultat 3-2 në shtëpi, arriti të fitojë si mysafire me rezultat 1-0 për ta dërguar lojën në shtesë, ku fitoi 3-1 për ta siguruar play-off-in e Ligës së Konferencës.
Në play-off luhet për një vend në Ligën e Konferencës, dhe ekipi që arrin të futet përfiton minimalisht 4 milionë euro, pa llogaritur të ardhurat e tjera nga fitoret dhe barazimet.
Sipas “Transfermarkt”, vlera totale e Diferdanzh 03 në treg është rritur nga 1.90 milionë euro në 2.83 milionë euro.