Olimpia e Lubjanës është kualifikuar në plaz-off të të Conference League.
Futbollistët e Egnatias dhuruan lojë të mirë në një atmosferë të bukur në Rrogozhinë, por vazhdimet dy herë nga 15 minuta ishin të kobshme, duke pësuar humbje me rezultat 4:2 nga Olimpia e Lubjanës.
Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 2:2, por pas barazimit 0:0 në takimin e parë në Lubjanë, ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.
Futbollisti Regi Lushkja (6 e 86) shënoi për Egnatian dhe për Olimpinë Jelenkovic (32), Marin (79), Durdov (99) e Blanco (107).
Zëvendësuesi Yahaya i Egnatias në minutën e 81-të është përjashtuar me karton të kuq pas dy kartonëve të verdhë.
Skuadra sllovene kualifikohet në play-off e Egnatia eliminohet nga garat evropiane.