lir Daja me ”Yjet” e Kosovës sigurojnë play-offin e Conference League me Dinamon

- Gazeta e Prizrenit

lir Daja me ”Yjet” e Kosovës sigurojnë play-offin e Conference League me Dinamon

Ilir Daja edhe njëherë po e dëshmon se është trajneri më i suksesshëm shqiptar.

Skuadra e tij, Dinamo City me sukses ka arritur të kualifikohet në play-offin e Confernece League.

Skuadra shqiptare sonte në ”Air Albania” arriti ta mposht gjigantin kroat, Hajduk Split, me rezultat 3-1, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm, 4-3.

E pjesë e këtij suksesi historik janë edhe dy yjet e Kosovës, Beton Zabërgja e Hekuran Berisha, të cilët shënuan gola për Dinamon.

Golin tjetër për skuadrën shqiptare e shënoi futbollisti Eridon Qardaku.

Në play-offin e Conference League, Dinamo City do të përballet me skuadrën polake, Jagiellonia./Indeksonline



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit