Futbollisti nga Kosova, Hekuran Berisha, vulosi fitoren e Dinamo Cityt të Tiranës me rezultat 3:1 (pas 120 minutave) ndaj Hajdukut të Splitit.
Dinamo kualifikohet në play-off të Conference League në futboll.
Media serbe “Telegraf” shkruan me titull: "Hajduku i Splitit turpërohet në Tiranë”!
“Shqiptarët e nxorën nga Europa pas kohës shtesëBaton Zabergja, një futbollist nga, hapi portën e Splitit në minutën e 14-të.
Hekuran Berisha, një futbollist tjetër nga Kosova, rriti epërsinë në minutën e 111-të dhe eliminoi ekipin e Splitit".
Gazeta serbe “Blic” ka titullin “Një turp i ri për futbollin kroat: Hajduku eliminohet nga shqiptarët,
Dinamo është përgjithmonë një makth për klubin nga Spliti”, dhe në tekst thuhet:
“Futbollistët e Hajdukut të Splitit kanë përjetuar një tjetër tronditje të madhe evropiane.
Klubi kroat e ka nxjerrë Dinamon nga Tirana nga Evropa”.
“Sportsport” nga Bosnja dhe Hercegovina mban titullin “Tragjedi për Hajdukun në Tiranë: Një predhë shkatërroi ëndrrat e të bardhëve”.